Kur Tyler Bindon u aktivizua si zëvendësues te Zelanda e Re në ndeshjen ndaj Iranit, ai bëri pak histori me nënën e tij.
Jenny Bindon dhe Tyler Bindon, janë rasti i parë kur nëna dhe djali luajnë në Kupë të Botës në futboll.
Jenny ishte portiere për Zelandën e Re nga viti 2004 deri në vitin 2014. Ajo u paraqit në Botërorin 2007 dhe 2011 si dhe në Lojërat Olimpike 2008 e 2012.
Tyler, 21-vjeçar, luan qendërmbrojtës për Nottinghamin në Premier Leagues. Prindërit e përkrahën nga tribunat futbollistin e ri. Babai i Tylerit, Grant, ishte kapiten i volejbollistëve të Zelandës së Re.
Raste kur babai e djali kanë luajtur në Kupën e Botës ka më shumë. Por tani e kemi edhe rastin e parë nënë – djalë në Kupën e Botës, shkruan AP.
-
Tradita emocionale e Pedrit dhe babait të tij pas fitimit të trofeve
-
Botërori solli shumë emocione – fotografët i zgjedhin shkrepjet e preferuara
-
Roy Keane sulmon ashpër babanë e Haalandit
-
A po ua vështirëson punën portierëve topi i Kupës së Botës?
-
Khedira nuk sheh problem që vëllezërit të luajnë për përfaqësuese të ndryshme