Sa herë që Pedri fiton trofe, ai gjuan një penallti derisa në portë qëndron babai i tij.
Babai i yllit të Spanjës, Fernando, ishte portier në skuadrën lokale, por hoqi dorë nga futbolli pasi i vdiq babai.
Për ta nderuar babain, Pedri gjithnjë gjuan një penallti, sa herë që fiton trofe. Në portë, natytrisht, qëndron babai i lojtarit. Këtë e ka bërë edhe pas finales së Kupës së Botës.
Spanja fitoi 1:0 ndaj Argjentinës, të dielën mbrëma.
23-vjeçari Pedri luajti prej minutës së 62-të për Spanjën dhe shkëlqeu. Në fund festoi edhe me familje.