Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Çka kishte parashikuar Pedri një vit më parë?

Pedri

Humbja në finale të Ligës së Kombeve 2025, e goditi fort kampionen e Evropës, Spanjën.

Megjithatë, pas disfatës nga Portugalia në finale të Ligës së Kombeve, një lojtar i kishte kthyer sytë kah finalja e Kupës së Botës 2026.

Bëhet fjalë për Pedrin, i cili kishte postuar një fotografi me Nico Williamsin dhe Lamine Yamalin, duke shkruar datën e finales së Botërorit – 19.07.2026.

Trembëdhjetë muaj e gjysmë më vonë, pasi ka kapërcyer shumë pengesa, Spanja është në finale dhe parashikimi i Pedrit është bërë realitet.

Spanjollët fituan ndaj Francës me rezultat 2:0 të martën mbrëma.

Finalja luhet më 19 korrik, përkatësisht të dielën.