Mesfushori Leandro Paredes nuk ka dhënë detaje nëse do të jetë pjesë e Argjentinës në të ardhmen.
Por në intervistën e fundit dhënë për ESPN, ka theksuar se Spanja ishte superiore në finalen e Botërorit dhe fituese me meritë. 32-vjeçari e ka vlerësuar Botërorin me Argjentinën si “të bukur” dhe “spektakolar”, shkuran Mundo Deportivo të premten.
“Shumë gjëra janë thënë më herët, gjatë dhe pas Kupës së Botës. Kishim turne të mirë, por Spanja ishte superiore në finale. Spanja është fituese me meritë”, theksoi Paredes.
Ai bëri të ditur se ka luajtur me brinjë të thyer në turne. Lëndimin e mori në ndeshjen ndaj Egjiptit.