Mesfushori Leandro Paredes ka dhënë deklaratë që ka lënë të shokuar të gjithë, pasi ka shpalosur një plan sekret për pensionimin e Lionel Messit nga Argjentina.
Argjentina i befasoi të gjithë kur avancoi deri në finale të Kupës së Botës, të cilën e humbi nga Spanja 1:0.
32-vjeçari Paredes, që luan te Boca Juniorsi, ka thënë se tetë herë fituesi i “Topit të Artë” pritet të pensionohet nga Argjentina, por se sërish vendimi i takon superyllit argjentinas.
“Na dhemb sepse në gjithë Botërorin kemi thënë se nuk duam që të vijë loja e fundit. Mendoj se ai e ka marrë vendimin që ajo të jetë ndeshja e fundit për përfaqësuesen. Por unë shpresoj që jo. Shpresoj që ai të vazhdojë të luajë, do të jetë vendimi i tij. Çfarëdo që e bën atë të lumtur, do të na bëj edhe neve”, ka deklaruar Paredes që ishte bashkëlojtar me Messin te Paris Saint-Germaini.
-
Bëri bujë me veprimet anti-sportive, Paredes paralajmëron largimin nga Argjentina
-
Messi nuk e mendon pensionimin
-
Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë”
-
Emocione dhe lot në ndeshjen përshëndetëse të Messit me Argjentinën
-
Messi nderohet nga Universiteti i Buenos Aires me titullin “Doctor Honoris Causa”