Leandro Paredes ka folur për herë të parë pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës, por ka zgjedhur të mos komentojë përfshirjen e tij në përplasjen me lojtarët e Spanjës pas përfundimit të ndeshjes.
32-vjeçari realizoi sulm ndaj Eric Garcias dhe Gavit. Mesfushori u kritikua nga shumë tifozë për reagimet e tij pas përfundimit të ndeshjes.
“Faleminderit, Argjentinë! Të dua, sot dhe gjithmonë. Sot shkruaj me zemër të rënduar, pasi nuk arritëm t’i sjellim vendit tonë gëzimin që e meriton aq shumë. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij ekipi, këtij grupi lojtarësh që dhanë gjithçka për ta përfaqësuar këtë fanellë, ashtu siç bënë deri në sekondën e fundit të çdo ndeshjeje. Ishte nder të isha pjesë e kombëtares më të mirë argjentinase në histori”, ka shkruar Parades.
Të hënën u raportua se FIFA do të hetojë sjelljet e lojtarëve të Argjentinës pas finales së Botërorit.