Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Paredes sërish në qendër të vëmendjes për sjellje josportive

Leandro Paredes

Leandro Paredes ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pasi u ndëshkua me karton të verdhë për një tjetër veprim të pahijshëm gjatë ndeshjes së fundit të Boca Juniorsit.

Mesfushori i Argjentinës e qëlloi me top lojtarin kundërshtar. Më pas u krijua një tollovi, ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë. Veprimi i Paredesit u bë viral në rrjetet sociale.

Ai u kritikua për sjelljen e tij.

Veprimi i Paredesit të dielën në ndeshjen ndaj Newells Old Boys, vjen disa javë pas finales së Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Spanjës.

Paredes u ndëshkua me të kuq pas ndeshjes, për sulm të realizuar ndaj Eric Garcias dhe Gavit.