Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka dhënë dënime shumë të rënda për Federatën e Futbollit të Argjentinës dhe pesë lojtarë të saj.
Leandro Paredes është lojtari që e ka pësuar më së rëndi. Ai është dënuar me 10 ndeshje moslojë për shkak të përleshjeve që pati me lojtarët e Spanjës pas finales së Kupës së Botës 2026.
Dënim të rëndë me ndeshje moslojë ka marrë edhe Nahuel Molina, mbrojtësi i krahut të djathtë. Edhe ai është dënuar me shtatë ndeshje, ndërsa është parë duke e qëlluar në bark kapitenin e Spanjës, Rodrin. Paredes ndërkohë e rrëzoi në tokë Gavin, pasi e kishte kapur fillimisht për fyti Eric Garcian.
Ndërkohë, asistenti i Lionel Scalonit, Roberto Ayala, që po ashtu ishte i përfshirë në përleshje, është dënuar me tri ndeshje. Ayala e kishte qëlluar Dani Olmon.
Përveç dënimeve me ndeshje, FIFA ka dhënë edhe gjoba financiare.
Me afro 275 mijë euro, është gjobitur Federata e Futbollit e Argjentinës, pasi e ka thyer nenin 13, paragrafin 2c, për shkak se “është përdorur ngjarja sportive për të demonstruar natyrë josportive”, nenin 14 paragrafi 5 për “sjellje të keqe ekipore”, nenin 15 për “diskriminim dhe abuzim racor” nga tifozët e Argjentinës, dhe nenin 17, që ka të bëj me rregullin dhe siguronë në ndeshje.
Paredes dhe Molina përveç suspendimit janë gjobitur edhe me nga 77 mijë euro, kurse Ayala me afro 26 mijë euro.
Edhe
Çka do të bëhet nëse Irani nuk merr pjesë në Botëror?
Dënime me ndeshje moslojë dhe gjobë janë dhënë edhe për Thiago Almadan dhe Pablo Martin Paez Gavira. Almada ka marrë dënim prej një ndeshjeje dhe gjobë prej afro 26 mijë eurove. Të njëjtin dënim e ka edhe Gavira.
Argjentina po ashtu është urdhëruar që dy ndeshjet e radhës në shtëpi, t’i luajë me 50 për qind të kapacitetit të stadiumit.