---
description: Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka dhënë dënime shumë të rënda për Federatën e Futbollit të Argjentinës dhe pesë lojtarë të saj. Leandro Paredes është lojta
title: Dënime të rënda nga FIFA për Argjentinën e lojtarët e saj
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/21/745e1f24-03e8-4b95-bdb4-3e18e3792036.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Dënime të rënda nga FIFA për Argjentinën e lojtarët e saj

![argjentina](https://resources.koha.net/images/2026/August/21/745e1f24-03e8-4b95-bdb4-3e18e3792036.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 21 gusht 2026 16:38
- Shpërndaje në:

- 21 gusht 2026 16:38
- Shpërndaje në:

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka dhënë dënime shumë të rënda për Federatën e Futbollit të Argjentinës dhe pesë lojtarë të saj. 

Leandro Paredes është lojtari që e ka pësuar më së rëndi. Ai është dënuar me 10 ndeshje moslojë për shkak të përleshjeve që pati me lojtarët e Spanjës pas finales së Kupës së Botës 2026. 

Dënim të rëndë me ndeshje moslojë ka marrë edhe Nahuel Molina, mbrojtësi i krahut të djathtë. Edhe ai është dënuar me shtatë ndeshje, ndërsa është parë duke e qëlluar në bark kapitenin e Spanjës, Rodrin. Paredes ndërkohë e rrëzoi në tokë Gavin, pasi e kishte kapur fillimisht për fyti Eric Garcian.  
Ndërkohë, asistenti i Lionel Scalonit, Roberto Ayala, që po ashtu ishte i përfshirë në përleshje, është dënuar me tri ndeshje. Ayala e kishte qëlluar Dani Olmon. 

Përveç dënimeve me ndeshje, FIFA ka dhënë edhe gjoba financiare. 

Me afro** 275 mijë euro**, është gjobitur Federata e Futbollit e Argjentinës, pasi e ka thyer nenin 13, paragrafin 2c, për shkak se *“është përdorur ngjarja sportive për të demonstruar natyrë josportive”*, nenin 14 paragrafi 5 për “sjellje të keqe ekipore”, nenin 15 për *“diskriminim dhe abuzim racor”* nga tifozët e Argjentinës, dhe nenin 17, që ka të bëj me rregullin dhe siguronë në ndeshje.

![Argjentina](https://resources.koha.net/images/2026/July/16/dd15c5c9-88f0-4b71-8c78-364bfabb13cc.webp?q=80&w=980)

*Mesazhi i argjentinasve në fushë pas ndeshje me Anglinë, “Malvinet janë argjentinase”, u kushtoi 275 mijë euro*

Paredes dhe Molina përveç suspendimit janë gjobitur edhe me nga 77 mijë euro, kurse Ayala me afro 26 mijë euro. 

[Edhe ![Argjentina arrin marrëveshje me FIFA-n për zbutjen e dënimeve](https://resources.koha.net/images/2026/August/28/1fe8bd80-c293-4310-9897-91d3ca676968.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 28 gus 2026 Argjentina arrin marrëveshje me FIFA-n për zbutjen e dënimeve](https://www.koha.net/futboll/argjentina-arrin-marreveshje-me-fifa-n-per-zbutjen-e-denimeve)

Dënime me ndeshje moslojë dhe gjobë janë dhënë edhe për Thiago Almadan dhe Pablo Martin Paez Gavira. Almada ka marrë dënim prej një ndeshjeje dhe gjobë prej afro 26 mijë eurove. Të njëjtin dënim e ka edhe Gavira.

Argjentina po ashtu është urdhëruar që dy ndeshjet e radhës në shtëpi, t’i luajë me 50 për qind të kapacitetit të stadiumit.

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/August/21/c46b5f6b-c182-411a-a2a4-262f099edff7.webp?q=80&w=980)

[#Argjentina](https://www.koha.net/tag/argjentina) [#FIFA](https://www.koha.net/tag/fifa)

Artikuj të ngjashëm

- [![FIFA do të hetojë sjelljet e lojtarëve të Argjentinës](https://resources.koha.net/images/2026/July/20/51adda6a-77ef-4521-b109-d3c1f4dc7971.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 20 kor 2026 FIFA do të hetojë sjelljet e lojtarëve të Argjentinës](https://www.koha.net/boterori-2026/fifa-do-te-hetoje-sjelljet-e-lojtareve-te-argjentines)
- [![Bëri bujë me veprimet anti-sportive, Paredes paralajmëron largimin nga Argjentina](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/454c9f4e-5a21-4bd3-8ed2-498916bdad6f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 2 sht 2026 Bëri bujë me veprimet anti-sportive, Paredes paralajmëron largimin nga Argjentina](https://www.koha.net/futboll/beri-buje-me-veprimet-anti-sportive-paredes-paralajmeron-largimin-nga-argjentina)
- [![Paredes sërish në qendër të vëmendjes për sjellje josportive](https://resources.koha.net/images/2026/August/03/4d109845-094e-4559-8ae7-837edc75d5b9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 3 gus 2026 Paredes sërish në qendër të vëmendjes për sjellje josportive](https://www.koha.net/futboll/paredes-serish-ne-qender-te-vemendjes-per-sjellje-josportive)
- [![FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Argjentinës](https://resources.koha.net/images/2026/July/20/248a290f-1cdc-4690-918e-f45712b28a44.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 29 kor 2026 FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Argjentinës](https://www.koha.net/futboll/fifa-hap-procedure-disiplinore-ndaj-argjentines-1)

[Futboll.]() [“La Gazzetta dello Sport” shkruan për gabimin e Spallettit me Zhegrovën](https://www.koha.net/futboll/la-gazzetta-dello-sport-shkruan-per-gabimin-e-spallettit-me-zhegroven)

[Tech.]() [Meta prezanton modelet e reja të inteligjencës artificiale, synon të rivalizojë OpenAI dhe Anthropic](https://www.koha.net/tech/meta-prezanton-modelet-e-reja-te-inteligjences-artificiale-synon-te-rivalizoje-openai-dhe-anthropic)

[Lifestyle.]() [Kikirikët mund të përmirësojnë reagimin e trurit ndaj insulinës dhe të ndihmojnë kujtesën](https://www.koha.net/lifestyle/kikiriket-mund-te-permiresojne-reagimin-e-trurit-ndaj-insulines-dhe-te-ndihmojne-kujtesen)

[Arbëri.]() [Avokatja: Ligji për fitim të shtetësisë favorizoi serbët në raport me shqiptarët e Turqisë](https://www.koha.net/arberi/avokatja-ligji-per-fitim-te-shtetesise-favorizoi-serbet-ne-raport-me-shqiptaret-e-turqise)

[Arbëri.]() [Erdogan: Bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet](https://www.koha.net/arberi/erdogan-bashkepunimi-me-kosoven-do-te-vazhdoje-te-zhvillohet)

[Arbëri.]() [“Pastrimi”: Kufizimi i orarit për deponim rrezikon grumbullimin e mbeturinave dhe shëndetin publik](https://www.koha.net/arberi/pastrimi-kufizimi-i-orarit-per-deponim-rrezikon-grumbullimin-e-mbeturinave-dhe-shendetin-publik)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Dënime të rënda nga FIFA për Argjentinën e lojtarët e saj","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/denime-te-renda-nga-fifa-per-argjentinen-e-lojtaret-e-saj","datePublished":"2026-08-21T16:38:45+02:00","dateModified":"2026-08-21T17:01:50+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":348,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka dhënë dënime shumë të rënda për Federatën e Futbollit të Argjentinës dhe pesë lojtarë të saj. Leandro Paredes është lojta","url":"https://www.koha.net/futboll/denime-te-renda-nga-fifa-per-argjentinen-e-lojtaret-e-saj","keywords":"Argjentina, FIFA","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/21/745e1f24-03e8-4b95-bdb4-3e18e3792036.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
