Kupa e Botës në futboll është një prej ngjarjeve më komplekse për fotoreporterët sportivë. Nuk është thjesht për rezultate të ndeshjeve. Ka politikë, ekonomi, kulturë, të drejta të njeriut, festë, nacionalizëm e spektakël. Të gjitha mund të shpërfaqen brenda sekondash.
Edicioni i sivjetmë i Botërorit u mbajt në tri shtete e zona të shumta kohore. Për herë të parë pati më shumë se 40 ndeshje. “Associated Press” si një prej agjencive më të mëdha të botës, edhe përmes fotografive arriti t’i kapte momentet kryesore.

Fotografi Charlie Riedel: “Turneu ka bashkuar botën si banorët lokalë e vizitorët ndërkombëtarë që të kenë shansin ta njohin njëri-tjetrin më mirë. Me të vërtetë e bëri botën më të vogël”.

Fotografi Mark Terrill: “Një nga sfidat e mbulimit të ngjarjeve të mëdha, qoftë Botëror apo Olimpiadë, është përpjekja për t’u treguar njerëzve diçka që s’e kanë parë kurrë më parë”.

Fotografi Eugene Hoshiko: “Gjithmonë është privilegj të dokumentosh momente që bëhen pjesë e historisë së futbollit dhe të krijosh fotografitë që njerëzit do t’i mbajnë mend”.
Edhe
FIFA mburret me Kupën e Botës me 48 ekipe

Fotografia Stephanie Scarbrough: “Është kaq emocionuese të shohësh njerëz nga e gjithë bota të mbledhur në një vend, të veshur me ngjyrat e kombit të tyre, duke kënduar në gjuhët e tyre amtare dhe të bashkuar nga dashuria për futbollin”

Fotografja Silvia Izquierdo: “Nganjëherë momentet më të qeta shfaqin emocionet dhe anën njerëzore të ndeshjes”.

Fotografi Matt Slocum: “Kjo foto është kujtesë e thjeshtë se çka bëjmë më së miri”.

Fotografi Julio Cortez: “Kjo fotografi vlen sepse të jep pamje më intime të asaj që ndodh brenda rrjetës gjatë momenteve të shënimeve në ndeshjet e rëndësishme”.

Fotografi Mike Stewart: “E ndjek çdo ndeshje siç bëj me çdo ngjarje tjetër sportive apo tjetër çka. I pres momentet”.

Fotografja Natacha Pisarenko: “Në Botëror gjithçka është ndryshe, se si turmat nga secili shtet shfaqin emocionet. Ju mësoni kultura të reja, gjëra të reja për kulturën e secilit shtet”.
Edhe
Tregimet e pabesueshme të finaleve të Kupës së Botës

Fotografja Rebecca Blackwell: “Mund të tingëllojë e shëmtuar, por për mua është moment lidhjeje dhe vlerësimi botëror”.

Fotografi Frank Franklin II: “Fansat, energjia, gara është larg mbi atë që zakonisht e pres në vende të tilla”.

Fotografi Moises Castillo: “Kjo Kupë Bote është përzierje që pasqyron migrimin global”.

Fotografja Lindsey Wasson: “Për mua sigurisht ka qenë element i krenarisë - të qenit nga zona e Seattlet dhe të kesh botën këtu”.

Fotografi Martin Meissner: “I mbuloj ndeshjet e Bundesligës dhe Ligës së Kampionëve qe 3 vjet. Por Kupa e Botës, që është çdo katër vjet, është absolutisht kryesorja”.
Edhe
Fituesit e finales do të marrin unazat e para historike të Botërorit

Fotografja Abbie Parr: “E dua mbulimin e Botërorit sepse nuk kam mbuluar kurrë ndonjë ngjarje që e bashkon botën kaq shumë sa kjo”.

Fotografja Ashley Landis: “Mund ta ndiesh emocionin, mund ta ndiesh çlirimin nga ai tek po i përmbushte pritshmëritë”.