Çdo katër vjet zhvillohet ndeshja më e rëndësishme në futboll. Dhe për gati një shekull janë krijuar tregime të jashtëzakonshme. Mediumi spanjoll Mundo Deportivo ka listuar dhjetë prej tregimeve më interesante.
Finalja e parë e Botërorit u zhvillua me dy topa, një të Argjentinës dhe një të Uruguait. Asnjëri prej shteteve nuk lejonte topin e kundërshtarit. Gjyqtari belg, John Langenus, hyri në fushë me dy topa dhe hodhi monedhën për të vendosur se cili do të përdoret në pjesën e parë e cili në të dytën. Argjentina me topin e vet fitonte 2:1 në pjesën e parë. Uruguai me topin e vet në pjesën e dytë e ktheu rezultatin dhe fitoi 4:2.
Argjentinasi Luis Monti është i vetmi lojtar që ka luajtur dy finale me dy përfaqësuese të ndryshme. Me Argjentinën luajti në vitin 1930, ndërsa me Italinë në vitin 1934. Kishte kërcënime për të dyja finalet.
Presidenti i FIFA-s, Jules Rimet, kishte lënë ulësen VIP dhe ishte përgatitur që t’ia jepte Brazilit trofeun e Kupës së Botës. Por, kur arriti në fushë, Uruguai e kishte kthyer rezultatin dhe kishte fituar 2:1. Rimetit iu desh kohë deri sa e kuptoi çfarë ka ndodhur, kur ka parë brazilianët dhe tifozët duke qarë. Dikush i është afruar dhe i ka treguar se Uruguai e fitoi Botërorin 1950.
Në vitin 1958, Brazili e fitoi Kupën e Botës në Suedi, me fanella të cilat i kishte blerë në këtë shtet. Pasi Suedia kishte fanellat e verdha, Brazilit iu mohua veshja e fanellave me ngjyrë të njëjtë. Brazilianët blenë fanellat e kaltra në një dyqan dhe ua vendosën numrat e emblemën.
Edhe
Pse finalja e Botërorit mund të jetë vendimtare në garën për “Topin e Artë”
Gjyqtari kontrovers anësor në vitin 1966, u bë me emër të stadiumit. Tofiq Brahramov do të mbetet i lidhur me Anglinë pasi e pranoi njërin prej golave më kontrovers në histori të Botërorëve. Gjuajtja e Geoff Hurstit e qëlloi transversalen dhe topi ra në vijë e doli jashtë. Nuk ka pamje për ta qartësuar nëse topi kaloi i tëri vijën, por Brahramov e pranoi golin. Anglia shënoi për 3:2 në vazhdime dhe më pas siguroi fitoren 4:2 ndaj Gjermanisë Perëndimore. Stadiumi kryesor në Baku të Azerbajxhanit mori emrin “Tofiq Bahramov” dhe ka statujë të tij pranë. Hurst ishte i pranishëm në ceremoni dhe e shpalosi monumentin.
Në vitin 1974, Gjermania Perëndimore, e nisi finalen me disavantazh 1:0. Holanda pas 16 prekjeve të topit fitoi penallti, pasi Uli Hoennes e ndali Johan Cruyffin pas 53 sekondash. Pas 88 sekondash, për 1:0 shënoi Johan Neeskens dhe mbetet goli më i shpejtë në histori të finaleve, por nuk ishte i mjaftueshëm për ta fituar titullin. Gjermania Perëndimore fitoi 2:1.
Ka shumë emra të mëdhenj të futbollit që janë kampion bote, pa e zhvilluar asnjë minutë. Ata ishin ftuar, por për shkak të sëmurjeve e lëndimeve, nuk e patën rastin. Prej emrave të shquar janë argjentinasi Daniel Passarella, italiani Franco Baresi dhe Ronaldo Nazario.
Në Botërorin 2014, Christoph Kramer kishte humbur ndjenjat pas përplasjes me Ezequiel Garayn. Atij i kishte humbur kujtesa, ndërsa e kishte pyetur gjyqtarin nëse kjo ndeshje është finalja.
Edhe
Cilat janë avantazhet e Spanjës në finale?
Asnjë shtet nuk e ka fituar Botërorin nëse e ka nisur nga pozita e parë nga renditja e FIFA-s. Asnjë përzgjedhës mbi 60-vjeçar nuk e ka fituar trofeun, dhe kjo e prek Spanjën e Luis de la Fuentes. Dhe asnjëherë nuk është shpallur fitues një vend që nuk ka pranuar gol në fazën grupore. Edhe këtu "preket" Spanja.
Dhe e fundit në renditjen e Mundo Deportivos është se trofeu i Botërorit nuk preket nga askush para finales.