Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Fletcher zëvendëson Gilmourin te Skocia

Billy Gilmour

Tinejxheri i Manchester Unitedit, Tyler Fletcher, e ka zëvendësuar të lënduarin Billy Gilmour te përfaqësuesja e Skocisë për Kupën e Botës. 

19-vjeçari debutoi si zëvendësues në fitoren 4:1 ndaj Kuraçaos të shtunën në “Hampden”. Mesfushori i Napolit, Gilmour, u lëndua në gju në pjesën e parë dhe është liruar nga përfaqësuesja. 

Fletcher është djali i legjendës së futbollit skocez dhe ish-kapitenit Darren Fletcher. 

Fletcher i riu ka luajtur më shumë minuta për Skocinë sesa për klubin e tij. Dy herë ka luajtur si zëvendësues për Unitedin në edicionin tashmë të përfunduar. 
Vëllai i Fletcherit, Jack, ka vendosur ta përfaqësojë Anglinë.