Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Palmer e Alexander-Arnold kthehen tek Anglia

Cole Palmer

Cole Palmer është ftuar te Përfaqësuesja e Anglisë pasi nuk kishte zënë vend në listën e përzgjedhësit Thomas Tuchel për Kupën e Botës. 

Në Botërorin e mbajtur në verë, vend nuk kishte as Trent Alexander-Arnold. Por edhe mbrojtësi i Real Madridit është kthyer në përfaqësuese.

“Ata kishin start të mirë, nuk kanë bërë gabime dhe kemi zgjedhur lojtarë ndryshe”, ka thënë përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, të premten. 

Në Botëror munguan edhe Phil Foden, Harry Maguire dhe Luke Shaw. Që të tre nuk janë ftuar as për ndeshjet e Ligës së Kombeve. 

Në listë ka zënë vend Rio Ngumoha, 18-vjeçari i Liverpoolit, bashkë me mesfushorin Alex Scott të Bournemouthit. 

Tucheli është detyruar të bëj ndryshime pasi disa lojtarë që i kishte në Botëror nuk janë të gatshëm për lojë, përfshirë John Stonesin, Djed Spencen dhe Jordan Hendersonin. 

Anglia luan ndaj kampiones Spanjës, Kroacisë dhe i ka dy ndeshje me Çekinë. 

Anglia e zuri vendin e tretë në Kupën e Botës, që është pozita më e mirë prej vitit 1966, kur triumfoi.