Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Anglezët largohen me medalje, Tuchel flet për krenari

Angli

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, shpreson që lojtarët e tij një ditë do ta kujtojnë me krenari përfundimin në vendin e tretë në Kupën e Botës 2026.

Qëllimi i Anglisë ishte triumfi në Botëror, por ajo u ndal në gjysmëfinale nga Argjentina. Në natën mes të shtunës e të dielës, anglezët fituan 6:4 ndaj Francës në ndeshjen për vendin e tretë. Është rezultati më i mirë i Anglisë në Botëror që kur triumfoi për herë të parë dhe të vetme në vitin 1966.

“Është medalja e parë në 60 vjet, Kupa e Botës më e mirë në vend të huaj. Kështu që shpresoj që lojtarët të jenë krenarë për këtë në një kohë”, ka thënë Tuchel.

Lojtarëve dhe trajnerëve të Anglisë u janë ndarë medaljet e bronzta pas ndeshjes ndaj Francës në Miami.

“Ne jemi shumë garues, kështu që nuk e lejojmë veten të jemi krenarë për vendin e tretë sepse 18 muaj më parë i vendosëm vetes qëllimin më të lartë – të shkonim në finale dhe të fitonim Kupën e Botës. Pra është shumë, shumë e dhimbshme nëse dështon. Dhimbja do të qëndrojë për një kohë”.

Edhe Kane lavdëron selektorin e Anglisë Botërori 2026 1 o. më parë Kane lavdëron selektorin e Anglisë

Tuchel u kritikua ashpër kur Anglia humbi 2:1 nga Argjentina, sidomos për vendosjen taktike pas golit të epërsisë së anglezëve. Anglezët u kthyen prapa, por kjo nuk ndihmoi ndaj argjentinasve që rreshtuan sulmet dhe shënuan dy gola.

Duke folur për kritikat, Tuchel tha se krijohej bindja sikur Anglia ishte eliminuar që në fazën e grupeve.

“Gjëja më e mirë që mund të bësh është të reagosh në fushë dhe të marrësh fitoren e radhës. Çdo gjë tjetër është thjesht të flasësh. Dhe të flasësh nuk sjell pikë, nuk sjell fitore. Jam i lumtur që reaguam. Ne e donim atë reagim dhe është shumë mbresëlënës”, ka theksuar gjermani Tuchel.

Anglia udhëhohiq 4:0 ndaj Francës në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte dramatike, por megjithatë anglezët mbajtën epërsinë.

Bukayo Saka realizoi “hat-trick” dhe pyetja e pashmangshme ishte pse ai nuk luajti fare në gjysmëfinale.

Edhe Tucheli ngul këmbë: Nuk gabova me vendime Botërori 2026 1 d. më parë Tucheli ngul këmbë: Nuk gabova me vendime

“Ishte vendim i vështirë për mua ta lija jashtë gjysmëfinales”, tha Tuchel, që pranoi se ishte i kujdesshëm me Sakan, për shkak të lëndimit të tendinit të Akilit, që ylli anglez e kishte trajtuar gjatë muajve të fundit.

“Kisha ndjesinë se Morgan Rogers kishte diçka të veçantë për të na dhënë me fizikalitetin dhe trupin e tij në ndeshjen kundër Argjentinës. Saka doli disa herë në nxemje në ndeshjen ndaj Argjentinës. Ishim gati të ndryshonim, por loja u bë aq e çmendur sa në fund zgjodhëm një opsion tjetër. Por asgjë nuk ka ndryshuar për mua në Kupën e Botës. Bukayo është bashkëlojtar fantastik, futbollist fantastik, lojtar kyç për ne. Dhe kjo nuk do të ndryshojë. Ai e dëshmoi sërish dhe jam i lumtur për këtë”.