Mesfushori i Çekisë dhe i West Ham Unitedit, Tomash Souçek, është detyruar të largohet nga fusha i lënduar rëndë, në humbjen 3:0 të Çekisë nga Meksika.
31-vjeçari e lëndoi rëndë nyjën e këmbës në tentim për ta bllokuar një top të portierit të Meksikës, Gullermo Ochoa.
Ai u ndihmua nga bashkëlojtarët fillimisht, e më pas u largua me barelë nga fusha në minutën e 87-të.
Çekia me disfatën e thellë është eliminuar nga Kupa e Botës.
Ka marrë vetëm një pikë nga tri ndeshjet e Grupit A.
Pobre Chequio, lesión de Soucek apenas había entrado al 63 y se lesionó al 86 al intentar tapar el saque de Ochoa pic.twitter.com/35Qfw5XuWg