Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ochoa i jep fund karrierës me lot në sy

Guillermo Ochoa

Portieri legjendar meksikan, Guillermo Ochoa, i ka thënë lamtumirë futbollit. Ai u largua me lot në sy, pas humbjes 3:2 të Meksikës nga Anglia në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

Ishte fundi i karrierës më mbresëlënëse në historinë e futbollit meksikan.

Portieri i famshëm kishte njoftuar më parë se do të tërhiqej nga futbolli pas Kupës së Botës.

Karriera e tij zgjati dy dekada, përfshirë paraqitjen në gjashtë Kupa të Botës.

Pas ndeshjes ndaj Anglisë, tifozët u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën, duke e vlerësuar për gjithçka që i ka dhënë futbollit meksikan.