Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Doucoure vazhdon kontratën me Evertonin

Abdoulaye Doucoure ka vazhduar kontratën me skuadrën elitare të Anglisë, Everton. Ai me skuadrën e Premier Leagues e ka vazhduar kontratën deri në fund të qershorit të vitit 2024. Mesfushori 30-vjeçar pjesë e Evertonit është prej vitit 2020. Më herët karrierë ka bërë edhe te Watfordi, Granada dhe Rennesi.

Në edicionin aktual, futbollisti i Përfaqësueses së Malit ka shënuar katër gola dhe ka kontribuuar me dy asistime në të gjitha garat. Ai vazhdon të jetë i rëndësishëm për trajnerin e Evertonit, Sean Dyche.