Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për Doucouren

Juventusi është duke e konsideruar transferimin e mesfushorit të Evertonit, Abdoulaye Doucoure.

Kështu ka shkruar të premten mediumi italian “Calciomercatoweb”.

Doucoure mund të transferohet te Juventusi si transferim i lirë.

29-vjeçari nga Mali ka nëntë paraqitje në këtë edicion, në të gjitha garat.