Situata e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë jostabile. Ndonëse kur e fiton rastin, sidomos kur skuadra luan në sulm, Zhegrova shfaqet i rrezikshëm, ai vazhdon të aktivizohet pak. Megjithatë, në 20 paraqitjet e deritashme nuk ka gola e asistime. Ka bërë disa pasime e krosime vendimtare, por jo asistime.
Dhe zërat sa shkojnë e rriten për një largim të Zhegrovës që në verë nga Juve. Evertoni është skuadra e interesuar për sulmuesin e krahut.
Të martën edhe sajti i njohur, Goal, ka shkruar për mundësinë e largimit të Zhegrovës në verë.
Zhegrova mund të transferohet tek Evertoni për 17 milionë funte. Evertoni aktualisht e mban pozitën e tetë në Premier League me 43 pikë.