Borussia Dortmundi ka bërë hap shumë të gabuar në garën për titull të kampionit në Bundesligë. Të premten mbrëma në ndeshjen e parë të xhiros së 30-të të kampionatit gjerman, Dortmundi barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Bochumit.
Dortmundi mbetet lider me 61 pikë, por mund të kalohet sërish nga Bayerni. Bayerni të dielën luan në shtëpi ndaj Herthas, skuadrës së fundit në tabelë.
Anthony Losilla kaloi në epërsi Bochumin në minutën e pestë. Menjëherë në minutën e shtatë Karim Adeyemi i Dortmundit realizoi për 1:1.
Dortmundi ka kërkuar më pas golin e fitores, por pa sukses.
Bochumi është i 15-ti me 28 pikë. Mori pikë të rëndësishme në garën për ekzistencë.
Artikuj të ngjashëm