Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dinamo Zagrebi mposht Istran, Lirim Kastrati asiston në golin e katërt të skuadrës së tij

Dinamo Zagrebi fitoi me lehtësi ndaj Istras 5:0 në kuadër të xhiros së 11-të të elitës së futbollit kroat.

Në golin e katërt ishte i përfshirë edhe Lirim Kastrati, futbollisti i Kosovës, i cili asistoi për Mislav Orsiqin në minutën e 76-të të ndeshjes.

Për Kastratin ishte asistimi i tretë në kampionat, derisa e ka edhe një gol të shënuar. Në këtë ndeshje luajti për 90 minuta. Skuadra e Dinamos kaloi në avantazh në minutën e gjashtë nëpërmjet Gavranoviqit. Golin e dytë e shënoi Jakiq pak para fundit të pjesës së parë.

Gavranoviq sërish realizoi në minutën e 75-të. Orsiq ishte shënues i golit të katërt një minutë më vonë dhe në fund shënoi edhe Toliq.