Arijan Ademi ka asistuar në njërin prej tre golave të shënuar nga Dinamo e Zagrebit.
Gjiganti kroat të premten në mbrëmje fitoi në shtëpi ndaj Istras me rezultatin 3:0, në kuadër të xhiros së 31-të të elitës së futbollit kroat.
Kapiteni Ademi asistoi në golin që e shënoi sulmuesi Mislav Orshiq në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Ai ka dy gola të shënuar dhe tri asistime në këtë kampionat.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut luajti deri në minutën e 71-të.
Dinamo e Zagrebit është lider me 66 pikë pas 30 ndeshjeve, pesë më shumë se Osijeku i vendit të dytë.
Artikuj të ngjashëm