Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arijan Ademi ia siguroi në fund fitoren Dinamos

Arijan Ademi ka shënuar golin e fitores për Dinamo Zagrebin. Ademi shënoi në minutën e 86-të gol për t’ia siguruar fitoren skuadrës së madhe kroate përballë Goricës, 1:0.

Ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 32-të të elitës së futbollit kroat.

Me këtë fitore Dinamo është forcuar në vendin e parë me 69 pikë. Kapiteni Ademi luajti deri në fund të takimit.