Arijan Ademi ka shënuar një gol në fitoren e Dinamo Zagrebit në udhëtim ndaj Lokomotivës së Zagrebit. Dinamo mposhti Lokomotivën të dielën me rezultatin 2:1, ndërsa Ademi shënoi golin e parë në minutë ne gjashtë.
Kapiteni Ademi luajti deri në fund të takimit. Te Lokomotiva deri në minutën e 83-të u paraqit Hajdlin Salihu. Ai u zëvendësua me Jon Mersinaj, ndërsa në fushë u inkuadrua edhe Indrit Tuci në minutën e 73-të. Dinamo është shkëputur në krye të tabelës.
Pas dhjetë ndeshjeve zë vendin e parë me 28 pikë.
Artikuj të ngjashëm