Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati po kalon moment të mirë në elitën hungareze.
Sulmuesi i krahut të dielën ishte protagonist në fitoren 4:1 të Fehervarit ndaj Kisvardas.
Kastrati për shkak të një shqetësimi fizik u aktivizua vetëm në minutën e 59-të. Në minutën e 65-të shënoi për 3:1, ndërsa më pas asistoi në golin e katërt. Ai ka dy gola në nëntë paraqitje këtë edicion.