Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati u kthehet asistimeve, shprehet i lumtur për fitoren

Lojtari i krahut, Lirim Kastrati e ka bërë asistimin e parë në elitën e Hungarisë.

Ai ka kontribuar në fitoren 2:1 të MOL Fehervar ndaj Mezokovesd-Zsory.

Ndeshja u luajt të shtunën, ndërsa pas krosimit të Kastratit u shënua goli i parë.

“Ishte ndeshja ime e parë e plotë pas një kohe të gjatë dhe jam pak i lodhur. Jam i lumtur që mbajtëm tri pikët në shtëpi dhe për faktin që isha në gjendje të ndihmoj ekipin me një asistim. Suksesi i skuadrës është më i rëndësishmi. Gola dhe asistime do të ketë nga unë në të ardhmen”, ka theksuar Kastrati, që luajti 90 minuta.