Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati shënon gol në disfatën e Fehervarit

Futbollisti kosovar, Lirim Kastrati, ka shënuar gol për skuadrën e MOL Fehervarit në kampionatin hungarez.

Megjithatë, goli i Kastratit nuk e ka ndihmuar ekipin e tij ta shmangë disfatën në shtëpi nga Ferencvaroshi, 5:3.

Ishte ndeshje e xhiros së dytë e elitës së futbollit të Hungarisë. Sulmuesi i krahut, Kastrati, shënoi në minutën e 44-t për 2:1. Ai e kompletoi ndeshjen.

MOL Fehervari e pësoi humbjen e dytë në po aq ndeshje të luajtura.