Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati shënon gol në fitoren e thellë të MOL Fehervarit

Sulmuesi i krahut, Lirim Kastrati, ka shënuar gol në fitoren e thellë të MOL Fehervarit në elitën e futbollit të Hungarisë.

MOL Fehervari të shtunën mposhti në shtëpi Diosgyorin, me rezultatin 4:0.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 11-të.

Kastrati 24-vjeçar u inkuadrua në lojë në minutën e 78-të, ndërsa katër minuta më vonë, shënoi për 3:0.

Ishte goli i tretë në nëntë ndeshje kampionale.

MOL Fehervari ka 14 pikë në 11 ndeshje të luajtura.