Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati shënon gol në fitoren e MOL Fehervarit

Lirim Kastrati ka shënuar gol në fitoren e MOL Fehervarit në shtëpi ndaj Ujpestit, në elitën e futbollit të Hungarisë.

MOL Fehervari mposhti Ujpestin 2:1 të shtunën, në kuadër të xhiros së 12-të.

Kastrati, që në lojë hyri si zëvendësues në minutën e 61-të, golin e katërt të edicionit aktual e shënoi në minutën e 80-të. Ai e barazoi rezultatin në 1:1.

Në minutën e 89-të vendësit shënuan tjetër gol për pikët e plota.

Ndërkohë, futbollisti tjetër i Kosovës, Lirim Kastrati i Ujpestit, e kompletoi ballafaqimin.

MOL Fehervari ka 17 pikë dhe zë vendin e pestë. Ujpesti ka 20 pikë në vendin e tretë.

Artikuj të ngjashëm