Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Supergoli i Kastrati shpallet më i miri i javës në Hungari

Goli i shënuar nga Lirim Kastrati në fitoren e Ujpesit ndaj Honvedit në fundjavë, u zgjodh më i miri i javës së 17-të nga Federata e Futbollit të Hungarisë.

Ujpesti fitoi 2:1, ndërsa Kastrati shënoi një supergol në minutën e 61-të. Për mbrojtësin e krahut të djathtë ishte goli i parë i shënuar në shtatë paraqitje në elitën e futbollit hungarez.

Kastrati 23-vjeçar ftohet rregullisht nga Përfaqësuesja e Kosovës. Ai me Ujpestin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.