Mbrojtësi Lirim Kastrati ka kontribuar në fitoren 3:2 të Ujpesit ndaj Kisvardas të premten mbrëma.
Ai asistoi në golin e dytë të realizuar në minutën e 53-të. Kjo ndeshje i takoi javës së gjashtë të elitës së futbollit të Hungarisë.
Kastrati luajti deri në fund të takimit.