Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ujpesti fiton, Kastrati kontribuon me gol

Lirim Kastrati hyri në lojë si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë në krahun e djathtë të mbrojtjes tek Ujpesti hungarez.

Ujpesti fitoi 2:1 në shtëpi kundër Honvedit, në ndeshjen që i takoi xhiros së 17-të të elitës së futbollit hungarez.

Futbollisti i Kosovës, Kastrati, shënoi në minutën e 61-të të ndeshjes për barazimin e rezultatit në 1:1.

Ishte goli i tij i dytë në elitën hungareze të futbollit.

Ujpesti ka 19 pikë në 17 ndeshje të zhvilluara dhe zë pozitën e 10-të.

Edhe Kastrati shënon gol në fitoren e MOL Fehervarit Sport Kastrati shënon gol në fitoren e MOL Fehervarit

Ka tri pikë më shumë se zona që dërgon një rang më poshtë në futbollin e Hungarisë.

Këtë ballafaqim te Honvedi e kompletoi Herdi Prenga, kurse Albi Doka u zëvendësua në minutën e 78-të.