Lirim Kastrati ka asistuar në golin e dytë të dielën në mbrëmje në fitoren e thellë të Dinamo Zagrebit.
Kastrati u inkuadrua në pjesën e dytë në fitoren që Dinamo Zagrebi e shënoi në shtëpi ndaj Slaven Belupos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampioni në fuqi i elitës së futbollit të Kroacisë fitoi 3:0 në kuadër të xhiros së 23-t. Kastrati pas një vrapimi të shpejtë, ktheu topin në pikën e penalltisë për mbrojtësin Josko Gvardiol, i cili e shënoi golin e dytë të skuadrës në minutën e 60-t.
Kastrati u inkuadrua në kampionat pas tri ndeshjeve. Ai nuk luajti fare në tri ndeshjet paraprake edhe pse ishte në bankën rezervë.
Në edicionin aktual, reprezentuesi i Kosovës ka luajtur në 25 ndeshje, ndërsa ka kontribuuar me katër gola e pesë asistime në të gjitha garat.