Lirim Kastrati për 90 minuta ishte në fushë në fitoren e Dinamo Zagrebit.
Dinamo Zagrebi të premten në mbrëmje fitoi kundër Goricas 1:0 në ndeshjen e xhiros së pestë të elitës së futbollit të Kroacisë.
Në fakt, ishte mbrojtësi i Shqipërisë, Albi Doka, ai i cili ia dha pikët e plota gjigantit kroat. Doka realizoi autogol në minutën e 36-t të ndeshjes.
Dinamo Zagrebi është në vendin e tretë pas katër ndeshjeve, me dy fitore, një barazim e një humbje. Ka tri pikë më pak se lideri, Osijeku, pjesë e të cilit është edhe Mirlind Daku.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoxha zëvendësues në fitoren e Dinamo Zagrebit
-
Ademi dhe Kastrati kontribuuan në fitoren e Dinamo Zagrebit
-
Kastrati asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit
-
Ademi titullar, Kastrati rezervist në fitoren e Dinamos
-
Dinamo Zagrebi mposht Istran, Lirim Kastrati asiston në golin e katërt të skuadrës së tij