Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi titullar, Kastrati rezervist në fitoren e Dinamos

Dinamo Zagrebi e ka mposhtur rivalin lokal, Lokomotivën me rezultat 2:0 dhe është rikthyer në pozitën e parë në Superligën e Kroacisë me pikë të njëjta me Osijekun, nga 42 pikë.

Te Dinamo nga minuta e 63-të është inkuadruar në lojë sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, i cili zëvendësoi Lovro Majerin. Ndërkaq titullar ishte kapiteni, Arijan Ademi që luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Në anën tjetër te Lokomotiva kanë luajtur edhe futbollistët shqiptarë, Enis Çokaj që ishte titullar, kurse në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Francesco Tahiraj, i cili më pas u zëvendësua nga Sherif Kollaku.

Artikuj të ngjashëm