Dinamo e Zagrebit ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë të fazës së plejofit në Ligën e Kampionëve ndaj Sheriff Traspolit të Moldavisë.
Dinamo pësoi të martën mbrëma me rezultatin 3:0 në Tiraspol.
Adama Traore (45’ dhe 80’) dhe Dimitris Kolovos (54’) shënuan për Sheriffin.
Dinamos nuk iu bashkua në Moldavi sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati. Kastratit nuk i ishte lëshuar viza për në Moldavi, pasi Moldavia nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Në ndeshjen tjera të plejofit të zhvilluara të martën mbrëma, Salzburgu triumfoi 2:1 në shtëpi ndaj kampionit danez Broendbyt, ndërsa Monaco pësoi 1:0 në shtëpi nga Shakhtari i Donetzkut.
Artikuj të ngjashëm