Kampioni i Kroacisë në futboll, Dinamo i Zagrebit në plejofin e Ligës së Kampionëve do të përballet me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë. Ndeshja e parë, zhvillohet të martën në Moldavi ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë në Kroaci.
Mirëpo, mediumet kroate kanë raportuar të premten se Dinamo në ndeshjen e parë do të jetë pa sulmuesin e krahut, kosovarin Lirim Kastrati. Arsyeja e mungesës së Kastratit është se Moldavia nuk po ia jep vizën atij për shkak se është shtetas i Kosovës.
Moldavia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë arsye Kastrati nuk do të udhëtoj me Dinamon në ndeshjen e parë. Kastrati ka 14 paraqitje dhe një gol të shënuar për Kosovën.
Artikuj të ngjashëm
-
Dinamo nuk ia del me gjithë përpjekjet, Kastrati nuk udhëton në Moldavi
-
Kastrati mund të debutojë te Legia ndaj Slaskut, por i duhet viza për të udhëtuar në Moskë
-
Dinamo pëson thellë në Moldavi, zbehen gjasat për të arritur në grupe në Champions
-
“Çështja Kastrati” kthen në vëmendje problemin e vazhdueshëm të Kosovës
-
Kastrati realizon për Dinamon në “Champions”