Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati pritet të debutojë të Legia e Varshavës të shtunën, në ndeshjen në udhëtim te Slasku që luhet prej orës 20:00 në kuadër të Ekstraklasas dhe i takon xhiros së shtatë.
Megjithatë, Kastratit i duhet vizë për ta ndihmuar Legian në duelin e Ligës së Evropës që e luan javën e ardhshme në Moskë kundër skuadrës së Spartakut në kuadër të fazës së grupeve, sipas mediumeve polake.
Mësohet se Kastrati që posedon pasaportë kosovare, tashmë ka aplikuar për vizë që të udhëtojë me ekipin për në Rusi, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Kastrati iu bashkua Legias në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës nga Dinamo e Zagrebit për 1.3 milionë euro. Ai me ekipin e ri, ka firmosur kontratë deri në vitin 2025.
22-vjeçari javë më parë nuk ka mundur ta ndihmojë Dinamon e Zagrebit në duelin e luajtur në Moldavi kundër Sheriff Tiraspolit për shkak të vizës.

Edhe
Kastrati mes Rijekës dhe Fehervarit