Dinamo e Tiranës e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja, humbi të martën mbrëma nga Auda e Letonisë me rezultat 1:0.
Ndeshja e parë u zhvillua në Riga të Letonisë, ndërsa vendosi goli i shënuar nga Barthelemy Diedhiou në minutën e 68-të.
Tre minuta më vonë, Dinamo mbeti me një lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit të Fabjan Perndrecas.
Pas një jave luhet ndeshja kthyese.