Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dinamo e Tiranës mposhtet nga Astana

Dinamo e Tiranës mposhtet nga Astana

Dinamo e Tiranës është mposhtur nga Astana e Kazakistanit. 

Ndeshja e së enjtes mbrëma e zhvilluar në “Elbasan Arena”, ishte e para e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Astana fitoi 1:0, ndërsa golin e fitores e realizoi sulmuesi Ramazan Karimov. Karimov shënoi në minutën e 69-të. 

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja tentoi t’i barazonte shifrat, por nuk ia arriti një gjëje të tillë. 
Ndeshja kthyese luhet të enjten e ardhshme.