Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dinamo në plejofin e Championsit, Hoxha mbeti në stol

Dinamo Zagreb

Dinamo Zagrebi ka kaluar në plejofin kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti kroat avancoi tutje me rezultat të përgjithshëm, 7:1. 

Ndeshjen e parë në Zagreb e fitoi 5:0, kurse ndeshjen kthyese me rezultat 2:1.

Dy golat e fitores, Dinamo i realizoi në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 19-të dhe 30-të. Dy minuta pas golit të dytë, Dinamos iu përjashtua një lojtar me karton të kuq.

Por edhe me dhjetë lojtarë, Dinamo arriti ta fitoj ndeshjen e dytë, të cilën nga stoli e përcolli, Arbër Hoxha.