Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hoxha me Dinamon barazojnë me Vikingun

Arber Hoxha

Arbër Hoxha në lojë u inkuadrua në minutën e 68-të

Arbër Hoxha me Dinamo Zagrebin kanë barazuar 2:2 në shtëpi me Vikingun në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kampionëve. 

Të katër golat u realizuan në pjesën e parë. 

Dion Beljo e kaloi në epërsi Dinamon në minutën e gjashtë. Katër minuta më pas, Dinamo e dyfishoi rezultatin me golin që e realizoi Mateo Lisica. 

Vikingu rezultatin në 2:1 e ngushtoi në minutën e 26-të me golin që e shënoi 

Peter Christiansen. 

Ndërsa Zlatko Tripic e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 39-të. 

Edhe Hoxha uron që edhe Kosova ta sigurojë plejofin Futboll Hoxha uron që edhe Kosova ta sigurojë plejofin

Hoxha te Dinamo në lojë u inkuadrua në minutën e 68-të. 

Ndeshja e kthimit mes Vikingut dhe Dinamo Zagrebit luhet më 26 gusht. 

Ndërkohë ndeshja tjetër e plejofit që u zhvillua të martën ndërmjet Levski Sofias dhe AEK-ut përfundoi baras pa gola.