Futbollisti spanjoll, Brahim Diaz, ka mbërritur në Itali dhe është gati ta nënshkruajë kontratën me Milanin.
Mesfushori do t’i nënshtrohet testit mjekësor para se të arrijë marrëveshjen e huazimit për edicionin 2020/2021. Te Milani ai do të huazohet nga skuadra e Real Madridit. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, Milani është një klub i shkëlqyeshëm”, ishin fjalët e para të Diazit me të mbërritur në Aeroportin e Milanos.
Diazi me Realin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Ai është zhvilluar si futbollist te Manchester City, derisa pjesë e Realit u bë në janar të vitit të kaluar. Edicionin e shkuar luajti dhjetë ndeshje në të gjitha garat, derisa ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim.