Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Angel Di Maria pritet të jetë i gatshëm për lojë javën e ardhshme te Juventusi, ka raportuar “Tuttosport” të enjten.
Di Maria ditë më parë u kthye te Juventusin pas fitimit të Botërorit, por po rikuperohet nga lëndimi që nuk e lejoi të paraqitet në fitoren ndaj Cremoneses.
Shkaku i lëndimit, Di Maria do t’i mungojë Juventusit edhe për duelin e fundjavës ndaj Udineses, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për derbin me Napolin.
34-vjeçari këtë sezon ka pasur telashe me lëndimet, pasi ka munguar në shtatë ndeshje të Serie A deri më tani.
Ai iu bashkua Juventusit para fillimit të sezonit si lojtar i lirë dhe ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Deri më tani, Di Maria ka një gol e katër asistime në dhjetë ndeshje për ekipin italian në të gjitha garat.