Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria kthehet në fillim të nëntorit

Angel Di Maria

Sulmuesi i krahut, Angel Di Maria pritet të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Skuadra e Juventusit të enjten ka njoftuar se argjentinasi ka pësuar një lëndim të muskulit të këmbës dhe do të pauzojë për 20 ditë.

Di Maria u lëndua të martën në ndeshjen kundër Maccabi Haifas, të cilën Juventusi e humbi 2:0 në kuadër të Grupit H të Ligës së Kampionëve. Ai i është nënshtruar ekzaminimeve të enjten dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë prej fillimit të muajit të ardhshëm.

Në fakt, Di Maria do të paraqitet për Juventusin në ndeshjen derbi të Serie A kundër Interit, e cila zhvillohet më datën 6 nëntor.

34-vjeçari iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë para fillimit të këtij edicioni dhe kjo është hera e dytë që po lëndimet.

Ai ka një gol e katër asistime në shtatë ndeshje të luajtura deri më tani.

Artikuj të ngjashëm