Kapiteni Giovanni di Lorenzo do ta përfundojë karrierën aktiv në futboll me fanellën e Napolit. 29-vjeçari ka firmosur kontratë të re me Napolin, e cila do ta mbajë në klub deri në verën e vitit 2026.
Ai vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të mirë te Napoli dhe klubi ka bërë të pamundurën për ta mbajtur në radhët e veta sa më gjatë që të jetë e mundur. Mbrojtësi i krahut të majtë iu bashkua Napolit në vitin 2019 nga Empoli dhe është titullar i padisktueshëm te trajneri Luciano Spalletti.
Di Lorenzo ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në 22 ndeshje të luajtura për Napolin në të gjitha garat këtë edicion.
Artikuj të ngjashëm