Futboll

Gattuso shpreson në kthimin e Di Lorenzos në mars

Giovanni Di Lorenzo

Selektori i Përfaqësueses së Italisë, Gennaro Gattuso, shpreson që kapiteni i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, të jetë i gatshëm për ndeshjet e muajit të ardhshëm që janë të vlefshme për plejofin e Kupës së Botës.

Di Lorenzo pësoi lëndim të shtunën e kaluar në fitoren 2:1 të Napolit ndaj Fiorentinas. 

Fillimisht u vlerësua se Di Lorenzo kishte lëndim serioz në gju. Por ekzaminimet e fundit mjekësore kanë vërtetuar se nuk bëhet fjalë për lëndim serioz. 

Rikuperimi i Di Lorenzos pritet të zgjasë midis 40 dhe 60 ditëve. Mbrojtësi 32-vjeçar nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. 

Te shtabi teknik i Italisë besojnë se mbrojtësi me përvojë do të rikuperohet me kohë për ndeshjet e marsit. 

Italia më 26 mars do ta presë Irlandën e Veriut në gjysmëfinale të plejofit. Nëse e mposht Irlandën e Veriut në finale do ta pres fituesin e ndeshjes mes Uellsit dhe Bosnjë-Hercegovinës.  

32-vjeçari Di Lorenzo me Italinë ka 53 ndeshje të luajtura.