Kapiteni i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, ka vazhduar kontratën me kampionin e Italisë deri në qershor të vitit 2028.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, 30-vjeçari Di Lorenzo, është vlerësuar për paraqitjet që ka pasur në edicionin e kaluar, dhe klubi ka vendosur t’i besojë atij edhe për pesë vjet të tjerë.
Në kontratë ekziston edhe mundësia e vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër.
Ai do të përfitojë tre milionë euro me kontratën e re.
Di Lorenzo iu bashkua Napolit nga Empoli në vitin 2019, për 9.8 milionë euro.
Edhe
Di Lorenzo do të pensionohet te Napoli
Di Lorenzi ka zhvilluar 184 ndeshje për Napolin dhe ka shënuar 13 gola e ka dhuruar 28 asistime.
Po ashtu ka 28 paraqitje për Italinë, ndërsa ka kontribuuar me tri gola të realizuar.