Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli vazhdon kontratën me Spallettin

Luciano Spalletti pritet ta vazhdojë kontratën me Napolin, kampionin e ri të Italisë.

64-vjeçari, që është në krye të skuadrës që prej vitit 2021, pritet ta vazhdojë kontratën edhe për dy vjet të tjera, deri në vitin 2025.

Ai deri tani ka përfituar 2.8 milionë euro në vit, por me kontratën e re pritet të përfitojë 3.5 milionë euro, plus bonuset e tjera.

Me Spallettin, Napoli e fitoi titullin e tretë në elitën e futbollit të Italisë, të parin pas 33 vjetëve.