Luciano Spalletti do të jetë selektori i ri i Përfaqësueses së Italisë, ka raportuar “Gazzetta dello Sport” të enjten. Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe Spalletti do të prezantohet këtë vikend.
Ai në këtë post do ta zëvendësojë Roberto Mancinin, i cili papritmas u largua ditë më parë. Spalletti do të firmosë kontratë me Federatën e Futbollit të Italisë deri në qershor të vitit 2026 dhe do të ketë pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.
64-vjeçari prej muajit maj është i papunë, pasi u largua nga Napoli, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit. Spalletti në krye të Italisë do të debutojë muajin e ardhshëm në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.